Deputetja Merita Bakiu, ka ngritur shqetësimin se në bashkinë Krujë, hidhen mbeturinat në një zonë të banuar duke u kthyer në një shqetësim serioz për ata që jetojnë aty.

Përpos kësaj, Bakiu shtoi se aty pranë ndodhet dhe një liqen i cili ndotet nga pirgu i mbeturinave.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme dhe të largohet kjo pikë grumbullimi mbetjesh pasi aty jetojnë qytetarë që kanë familjet dhe fëmijët e tyre.

“Jam këtu për një problematikë tepër shqetësuese të Bashkisë Krujë. Besoj që pamjet nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Është pika e grumbullimit të plehrave të zonës së Krujës dhe të zonës së Fushë Krujës. Shikojeni se në cfarë situatëe ndodhemi këtu. Me taksat e njerëzve që banojnë në këto zona, mbahen inceneratorët që i trumbeton qeveria me të madhe. Poshtë kësaj zone, banojnë me qindra qytetarë që kanë familjet dhe fëmijët e tyre. Por mbi të gjitha kjo pikë grumbullimi është ngjitur me një liqen, imagjinojeni se çfarë do të thotë që të kemi ndotje jo vetëm të ajrit por edhe ndotjen e ujërave. Është gjendje alarmante, prandaj kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga ana e qeverisë për të sistemuar grumbullimin e këtyre mbetjeve në Bashkinë Krujë. Shqetësimi i njerëzve ka kohë që ka qenë për këtë problem dhe ato sot vazhdojnë me insistim ku kërkojnë që të largohet sa më parë kjo pikë grumbullimi nga zona e banuar”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb