Krahas investimeve brenda qytetit, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës në këto katër vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Kështu deklaron Bashkia e cila ka nisur punën për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në Ndroq, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve.

Mjetet e rënda dhe punonjësit po shtrijnë rrjetin e tubacioneve të kanalizimeve duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb