Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

I tillë është edhe rasti i Abazit, një i moshuar i cili është në situatë rruge dhe i braktisur nga familja e tij. Tashmë ai ka një strehë të ngrohtë ndërkohë që është nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve social të Bashkisë së Tiranës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjendjen e tij, punonjësit e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës kanë marrë të moshuarin dhe e kanë dërguar për vizita mjekësore në QSUT, ku pas stabilizimit të gjendjes është dërguar në qendrën e re sociale “Strehëza”, ku po merr të gjitha shërbimet.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb