Policia Bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët, ndaj dhe gjobës nuk i shpëtoi as një Lamborghini.

Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet një makinë luksoze e bllokuar nga Bashkiakët.

“Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobën, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: