TIRANE- Bashkimi Europian ka akorduar për zhvillimin dhe Mbështetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural ( DG-Agri ), Jersy Plewa firmosën të enjten në Bruksel në ambjentet e Komisionit Europian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.

Burime nga dikasteri i Bujqësisë, bëjnë të ditur se, marrëveshja financiare është granti me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Europian për asistencën dhe mbështejen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.

Kjo marrëveshje pason mbështetjen e vazhdueshme që BE ka akorduar në vite përmes projekteve IPA dhe IPARD për bujqësinë shqiptare, duke shërbyer kështu si një katalizator dhe mbështetje e drejtëpërdrejtë në sistemin e financimit rural shqiptar, për prodhuesit dhe ekonominë fermere.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb