Bashkimi Evropian po bashkëpunon me Japoninë për të kërkuar dhe zhvilluar teknologjitë e ndërveprueshme të rrjetit 5G. Bashkimi Evropian arriti të kryesojë botën me krijimin e rrjetit 3G, ndërsa tek rrjeti 4G dështoi, pasi ky rrjet u zhvillua më parë në SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut. Tani Evropa po investon gjerësisht tek teknologjitë 5G.

Së bashku me Japoninë do të krijojnë gjeneratën e ardhshme të internetit për celularë, si dhe përfshirjen e kësaj teknologjie në rrjetin e komunikimeve. Rrjeti mobil 5G do të ofrojë shpejtësi më të lartë për transferimin e të dhënave me 8 gigabajt në sekondë. Ai është mijëra herë më i shpejtë se rrjetet 3G apo 4G.

Bashkimi Evropian pati nënshkruar një marrëveshje të njëjtë dhe me Ministrinë e Shkencës së Koresë së Jugut. Kompani të ndryshme teknologjike po testojnë aktualisht këtë rrjet mobil. Duke parë optimizmin me të cilin po merret teknologjia 5G dhe zhvillimet e para deri tani, pritet që të jetë e disponueshme rreth vitit 2020.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: