Komisioni Evropian tha se Unioni është i gatshëm të vazhdojë vetëm në përpjekjet për të taksuar gjigantët online edhe nëse nuk gjen mbështetje.

Përpjekjet e Bashkimit Evropian u shtuan gjatë verës pas publikimit të një raporti kur thuhej se kompanitë shumëkombëshe si Amazon dhe Facebook paguanin taksa minimale në Evropë duke dërguar fitimet e tyre në vende me taksa të ulëta si Irlanda dhe Luksemburgu.

Një draft raport zbulonte se Google në SHBA paguante taksa në 9% të të ardhurave ndërsa në Evropë kjo shifër ishte vetëm 0.82%.

Firma tradicionale paguajnë 23.3% taksa, ndërsa gjigantët e teknologjisë jo më shumë se 10.1% kur shesin direkt tek konsumatori ndërsa kur shesin tek firmat vetëm 8.9%.

Vetëm Google dhe Facebook mendohet si kenë shkaktuar një dëm prej 5.4 miliard Eurosh nga taksat e papaguara Bashkimit Evropian.

Një dokument i fundit i parë nga Reuters i cili do të prezantohet më 29 Shtator në Samitin e Liderëve Evropian thoshte se firma tradicionale paguajnë dy herë më shumë taksa sesa ato dixhitale.

Për këtë kërkohet një rishikim i nocionit “vendqëndrim i përhershëm” në mënyrë që firmat të taksohen edhe në vende ku nuk kanë një prezencë fizike thoshte Komisioni Evropian.

Aktualisht kompanitë online shmangin taksat në vend ku gjenerojnë të ardhura sepse nuk kanë një prezencë fizike atje. Komisioni propozon një zgjidhje afatshkurtër.

Disa opsione janë mbajtja e taksave për pagesat ndaj bizneseve online si dhe një tarifë për të ardhurat nga reklamimi dhe shërbime të tjera ofruar nga këto firma./PCW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb