Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është shprehur se procesi i legalizimeve të objekteve të banimit do të kryhet edhe me ndihmën e bashkive.

Për të njësitë vendore do të caktojnë zonat prioritare dhe do t’i ndihmojnë qytetarët me plotësimin e dokumenteve.

”Bashkitë do të luajnë rol të rëndësishëm në procesin e legalizimeve të objekteve të banimit”, shkruan Mazniku, teksa shton se bashkia do të caktojë zonat prioritare për procesin e legalizimeve.

Mazniku nënvizoi se bashkia do të ndihmojë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Gjithashtu, bashkia do të lehtësojë komunikimin mes qytetarëve dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe do të bashkërendojë punën me ASHK, theksoi Mazniku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb