TIRANE
Mijëra studentë kanë nisur protestën e tyre që prej orës 10:00 të paradites së sotme para Ministrisë së Arsimit.
Sot në orën 16:00 protestës së studentëve pritet t’u bashkohen edhe Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet shqiptare.
“Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve. Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre. Bashkohu edhe ti!”- thuhet në një reagim të tifozëve Kuq e Zi në Facebook.

Prej 1 jave studentët kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa në ditën e shtatë të protestës i kanë vendosur ultimatum qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të plotësojë kërkesat brenda orës 16:00 të ditës së sotme, pasi në të kundërt protestat do të pershkallezohen.
(d.d/BalkanWeb)