Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar administratoren e re të Njësisë numër 10 në kryeqytet.

Ajo është basketbollistja e famshme Karolina Kostallari, e cila do të zëvendësojë, duke filluar nga sot, Arjan Hamitin. Ky i fundit ka mbajtur postin e administratorit të Njësisë numër 10 në kryeqytet, ndërsa tani do të ushtrojë një detyrë të re në Bashkinë e Tiranës.

“Kaluam stafetën e Njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti tek Karolina Kostallari – basketbollistja e famshme e dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në @BashkiaTiranë!?

Suksese të dyve në sfidat e reja! “, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb