Ka mbaruar faza ‘Play Off’ në ligën spanjolle të basketbollit. Titullin e ligës e ka fituar ekipi i Real Madrid. Ata arritën të mposhtin Barcelonën me rezultatin 3:1 në seri. Në ndeshjen e fundit Real Madrid shënoj fitore me rezultat 68:74.

Shënuesi më i mirë tek Real Madrid ishte Campazzo me 15 pikë, ndërsa tek Barcelona, Singleton me 12 pikë. Lojtari më i mirë i finaleve u zgjodh Campazzo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb