Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, prej kohësh garojnë me temën “kush është serb më i madh”, por pas të ashtuquajturit “Kuvendit gjithëserb”, ata ndiejnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin.
Kështu ka thënë Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit me seli në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).
Biseda me Bassuenerin u zhvillua dy ditë pasi që Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, miratoi Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb, e cila fillimisht u miratua në të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, më 8 qershor.
Ndër të tjera, Bassuener foli edhe për ndikimin që Deklarata do të ketë në të ardhmen e marrëdhënieve në rajon, idetë e reja secesioniste në Republikën Sërpska, cili do të jetë reagimi eventual i SHBA-së dhe BE-së, si dhe çfarë pret nga zgjedhjet lokale të këtij viti në Bosnje e Hercegovinë.
Rel:
‘’Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb, e konfirmuar në “Kuvendin gjithëserb”. Cila është rëndësia e saj në afat të shkurtë dhe afat të gjatë, a është vetëm simbolike, apo rëndësia e saj është ngritur në një nivel më të lartë, duke pasur parasysh se në çdo gjë ka qenë i përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq?’’.