BERAT

Katër persona janë proceduar penalisht këtë të martë nga Policia e Beratit për vepra të ndryshme penale.

Sipas bluve të qytetit të Beratit, dy prej katër të proceduarve u konstatuan me lëndë narkotike, ndërsa dy të tjerët ushtronin lojëra fati në kundërshtim me ligjin si dhe nuk posedonin kasë fiskale në ambientet e dyqanit ku kryenin aktivitetitn tregtar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Beratit po vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjin. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Poliçan u proçeduan penalisht 4 shtetas. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

– Xh.L, 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

-A.Z, 37 vjeç, banues në Poliçan, pasi në lokalin Bar-Kafe, ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe kishte punësuar një punonjës të pa siguruar.

-S.Q, 24 vjeç

-A.P, 18 vjeç, të dy banues në Poliçan, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Kontrollet kundër të gjithë atyre që ushtrojn aktivitete të kundraligjëshme do të vijojn. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb