TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë një paralajmërim sot mediave dhe portaleve që kanë të reklamuara bastet dhe kazinotë elektronike. Ai ka shkruar në Twitter se çdo reklamim i tyre në çdo lloj media është i jashtëligjshëm dhe se aktualisht po punohet për mbylljen e tyre.

“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj?”, shkruan Rama.

Rama Twitter
Rama Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb