Idriz Batha, mesfushori i Flamurtarit, është i ftuar në emisionin e “NeWs 24”, “Sport NeWs Plus”, duke folur për kampionatin shqiptar dhe ndeshjet e javës që lamë pas në superiore. Ai tregoi se e priste këtë titull të Partizanit dhe se ishte fryt i një pune disa vjeçare.


Peng që nuk ishe pjesë e Partizanit ?


Nuk e kam pendesë që nuk jam te Partizani, futbolli ky është. Do më kishte pëlqyer të dilja kampion kur isha pjesë e Partizanit, por  nuk kam pishman. E meritoi dhe i uroj të gjithë, edhe tifozët që kanë merita më shumë se kanë vuajtur më shumë këto vite.


Gjendja te Tirana?

Duhet të ishte luajtu me tifozë, është akoma më e bukur kur ka presion. Nëse nuk ka tifozë e presion, atëherë e kotë që luan futboll. Ekipet janë aty-aty dhe përderisa ata janë në atë pozicion e meritojnë vendin që kanë. Duhet të dalin dy tre lojtarë të shkundin ekipin. Tirana mbetet Tiranë dhe duhet ta fitonte atë ndeshjen me Kastriotin çdo llojë mënyre. Mendoj se java më deçizive shtë kjo që vjen dhe jo ajo e fundit.

Partizani dhe titulli?

Partizani ishte skuadra për t’u mundur këtë sezon. E ka nisur këtë rrugë prej vitesh, tashmë merr frytet e veta.