KANADA

Ngjan sikur është ndonjë skenar filmi, por çdo gjë është e vërtetë. Oficerët e policisë gjatë një operacioni që po kryenin në Kelouna, British Kolumbia, Kanada, u ndërprenë në punën e tyre, pasi në vendngjarje u shfaq një person i veshur si Batmani.

Njeriu i veshur si Batman iu tha njerëzve rreth e rrotull nëse ata kishin nevojë për ndihmë. Policia e largoi atë menjëherë, por një kalimtar e fotografoi personazhin e çuditshëm në skenën e krimit, transmeton televizioni RH1.

Personi që vishet si Batmani është shumë i njohur në këtë zonë. Ai e përshkruan veten si “Okanagan Batman”. Ai është një njeri i dashuruar pas super heronjve dhe ndër ta pëlqen Batmanin. Madje, për të plotësuar skenografinë, ai mbërriti në vendngjarje me një makinë, e cila kishte stema të Batmanit.

Mirëpo, një zëdhënës i policisë lokale tha se ky ishte një operacion me rrezik, pasi flitej për sulm me armë. Ai shtoi se prania e një njeriu të veshur si Batmani ishte një “rrezik real për vetë operacionin”.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb