TIRANE

Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu ka hedhur sërish akuza në drejtim të presidentit Ilir Meta, pas vendimit për të mos dekretuar Gent Cakajn në krye të ministrisë së jashtme.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Open’, Baton Haxhiu deklaroi se Gent Caka nuk ka thënë kurrë që është për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, ndërsa sipas tij  argumentet e Presidencës janë diletantizëm.

“Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentet e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon. Ky është fundi i një Presidenti kushtetues”, tha Baton Haxhiu.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb