Analisti Baton Haxhiu, u shpreh i sigurtë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Haxhiu deklaroi se ky korrigjimin ka kuptim vetëm kur Kosova të njihet nga Serbia dhe të jetë në OKB.

“Korrigjimi ka kuptim vetëm me njohje, Korrigjimi ka kuptim, vetëm nëse Kosova është në OKB. Korrigjimi ka kuptim, nëse të pagjeturit janë pjesë.
Unë nuk di a janë marrë vesh, por unë e di një gjë, që korrigjimi i kufijve, pa marrë parasysh vizionin i cili duket i vrazhdë, për ata që kanë vizion tjetër europian, unë mendoj se korrigjimi do të ndodhë.
Një pjesë në Shqipëri dhe një pjesë në Kosovë, më shumë se sa marrëveshjes me Serbinë i frikësohen, një mundësie të një konfederate të Kosovës me Shqipërinë”.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb