Majkëll Ngo është në qiellin e shtatë. Goli i shënuar prej tij i ka siguar fitoren Tiranës, por më shumë sesa ky gol, ajo që e kënaq më shumë është loja në vazhdimësi, ndërsa u u shpreh i lumtur për opsionin e rinovimit të kontratës. Gjithashtu, shtatlarti anglez i Tiranës rrëfen edhe “feeling”-un e ri me trajnerin Ardian Mema.

“Ndihem shumë i lumtur për situatën që po kaloj dhe golin që shënova. Duhet të mësojmë nga këto ndeshje, pasi kishim shumë raste duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Jam shumë i surprizuar me lajmin që më ke dhënë, madje dhe i kënaqur. Do ulem me presidentin të flas për të ardhmen time. I kam propozuar trajnerit Mema dhe kam marrë një po(qesh). Gjithmonë ka marrëdhënie jo të mira madje mes një burri dhe një gruaje, jo më mes nesh. Por tani çdo gjë shkon mirë,” tha duke qeshur Majkëll Ngo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb