SHKODER- Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të kryeministit Rama. Teksa shpërndau leje legalizimi në “kryeqendrën” e Veriut, Rama tha sot se ““Bashkia e Shkodrës është bashkia më shembullore për gjumë, dhe nuk e çan kokën për familjet. Më vjen keq që atë që e hëngri Tirana deri në 2015-n, tani po e ha Shkodra. Më vjen keq që gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër, dhe që krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës,” tha Rama.

 

Por në përgjigjen e saj përmes rrjetit social “Facebook”, Ademi thotë se “Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish”.

 

STATUSI I VOLTANA ADEMIT

“Po të isha në vendin tënd do me vinte turp të dilja para popullit!
Dy fjale Edi Rames qe vjen e tallet me njerez te thjeshtë duke i thene: “shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj kete po thuaj ate”, “hajde falendero baben”, “me cile parti je”, “a me do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj.

Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikant droge.

Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përball kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun.

Flet per gjumin se kerkon te vere ne gjume popullin e Shkodres duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa nje ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.

Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh ne gjume, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalesh nga Shkodra!

E dini kush eshte Rama? Ështe ai që tha para pak kohesh se nuk na jep Bashkia Shkoder leje për “Kafen e Madhe”. Nderkohe qe nuk kishte aplikuar fare per leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Te ketij format genjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.
Por, kjo do i zgjase deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!”, shkruan Voltana Ademi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: