SHKOZET

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e shkollës profesionale “Beqir Cela”, ndërsa gjatë komunikimit me nxënësit shefi i qeverisë theksoi se interesi për arsimin profesional po vjen gjithmonë në rritje.

Gjatë  bashkëbisedimit të shkurtër me nxënësit dhe me stafin, kryeministri nuk harroi të jepte edhe këshilla duke kërkuar prej tyre të mësojnë shumë dhe të arrijnë rezultate e larta në shkollë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe çdo vit po rritet numri nxënësve që zgjedhin arsimin profesional. E gjithë bota  është e juaja. Do të pushtoni botën. Mësoni fort dhe silluni mirë. Mos u merrni në Facebook, atë më lini mua. Keni hakëruar ndonjë?”

Nxënësit: Aty afër…. (qeshin)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: