TIRANË-Përvjetori i 23-të i krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH) është festuar sot nga LSI, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PS, Edi Rama. Por mes tij dhe kreut të LSI, janë shkëmbyer batuta dhe salla ka shpërthyer në të qeshura.


“Kam frikë që Rama para 23 vjetësh na mori për të çmendur. I uroj suksese në punën e tij për të krijuar një perspektivë më të mirë për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, tha Meta në fjalën e tij që hapi aktivitetin me këtë rast.
Por dhe Rama nuk mbetet pas duke iu përgjigjur gjatë fjalimit se; “Është e vërtetë që kur këta krijuan FRESSH-in mu duken si të çmendur, por është e vërtetë që në atë kohë këta dhe ata më merrnin për të çmendur. E rëndësishme është që më të çmendurit e gjetën njeri-tjetrin më në fund dhe Shqipëria filloi të ndërrojë faqen e vet duke shpëtuar nga të çmendurit e vërtetë jo nga ne”.
Më tej kryeministri nuk ndalet por shton porosinë që të paguhet energjia elektrike.
“I keni paguar dritat apo? Se më tha Saimir Tahiri, po sikur t’i kontrollojmë faturat e energjisë kur të hyjnë, por kjo u konsiderua e tepërt për momentin, por me dritat kujdes”- deklaroi Rama.


Kurse një batutë pas Ramës dhe Metës u bë nga Erion Veliaj për Olta Xhacka dhe Elisa Spiropalin”.
“Po japin kontribut për skemën e pensioneve me dy bebet që presin”.


(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: