TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore. I shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Drejtoresha e Doganave Belinda Ikonomi si dhe këshilltari i tij nga Kosova, Lulëzim Rafuna, Rama ka parë nga afër punën dhe është njohur me detajet e transformimit të doganave. Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit.

Rama tek doganat

Ndërsa ka lëvizur brenda godinës, Ramës i është dashur të ulë kokën që ta nxejë dera dhe për këtë arsye ka kujtuar deputetin socialist Erion Braçe. (sekondat e fundit të videos)
“Këto dyer janë për Erion Braçen jo për mua”, tha Rama, i cili ka lëvduar edhe këshilltarin e tij nga Kosova Lulëzim Rafuna, që ka qenë edhe drejtor i doganave në Kosovë.

Dogana rama

“Rruga tradicionale nuk do lejohet më brenda 35-40 ditësh. Nuk do ketë më një histori dashurie dhe mëkatesh midis importuesve, eksportuesve e doganierëve sepse doganierët do jenë në trurin e sistemit dhe duke e ndjekur gjithë procesin si një sy që vëshgon dhe jo si një dorë që jep e merr. Të gjithë bizneset duhet ta kenë të qartë që një afat i fundit është afati fundor. Kjo është përmbysje historike sepse heq një barrë shumë të madhe nga pikëpamja e burokracisë, kohës, stresit. E kemi një specialist nga Kosova. Ata e kishin por nuk ia ditën vlerën sipas parimit nuk ka profet në fshat të vetë. Tani jemi më para se Kosova se ishim më mbrapa”, tha Rama që e quajti një moment historik transformimin, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: