Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë një takimi me pensionistët në Korçë, ku foli për skemën e bonusit dhe rritjes së pensioneve. Në përfundim të fjalës së tij, Rama tha se do të dëgjojë edhe pensionistët, duke iu kërkuar që të mos shajnë.
“Vetëm te Fevziu shahet”, i tha një pensionist, ndërsa Kryeministri u shpreh se “Fevziu është i vetmi që mund të bësh debat”.
“Fevziu të na rrojë sa malet se e kemi të vetmin që mund të bësh debat. Ai është opozita, të tjerët për debat s’ke ku i gjen. Ku ti gjesh? Është e vetmja opozitë me të cilën mund të bësh debat.
Po mos jetë Fevziu ku ta gjesh opozitën që të bësh debat. Duhet të shkosh o në ndonjë udhëkryq, në rrugë të presësh natën që të gjesh ndonjë që të bësh debat.
O duhet të kapesh pas ndonjë tubi të ujërave të bardha të ngjitesh në kat të tetë për të bërë debat”, tha Rama nga Korça.”, tha Rama.
(BalkanWeb)