Me gjithë situatën e tensionuar, nuk kanë munguar batutat sot në seancën parlamentare. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe turin e takimeve të nisur nga kryedemokrati Basha. Rama u shpreh i bindur në fitoren e thellë të të majtës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ndër të tjera tha se do i marrë PD edhe bashkinë e Kukësit.

“Pashë një protestues, artisti kishte regjistruar një protestues që thoshte na shkatërruan Lul, me taksa artisti i thoshte hajde në bulevard.
Në Bulevard të gjithë ata që thonë se do kthehen ‘qoftet të daja’. Kreu i kësaj partie që vjen këtu e jashtënxirret i gjithi duke lëshuar këtu të gjitha të trashat e gjuhës amtare na tund këmbët na kërcet dhëmbet dhe kujton se do të vazhdojë me ‘qofte te daja’. Lulzim ti e di që ne komunikojmë ti bën sikur ne s’komunikojmë e s’të dëgjojmë po ‘qofte te daja’ nuk ka, se të thotë Saliu ke ‘lala Gjonin’ po edhe ‘lala Gjonit’ iu mbyll rruga.

Zbrit në tokë eja në vete. Lëri protestat që do na shkulin e do na ngulin mblidhini mirë rripat për humbjen e qershorit. Do dorëzoni minimalisht edhe Bashkinë e Kukësit, do ta drejtojmë ne Kukësin, do ta bëjmë me aeroport me stadium, ju e gjetët me flamur dhe e latë me shkop. Kukësit i latë shkpin këtu sollët flamurin me këtë do e sjellë partinë në pushtet.” -u shpreh Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb