Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kolegjin e Europës, në prani të Ursula von der Leyen dhe Federica Mogherini, shprehu falënderime të thella për Presidenten e KE-së, duke e cilësuar një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë për Shqipërinë dhe për Rajonin.

Duke përdorur batutat, Rama tha se ky është një investim i mirë që Ursula ka bërë, pasi për miqtë ne shkojmë përtej së mundurës, madje edhe mund të vrasim. “Jeni politikania europiane më e sigurtë që ekziston. Dhe Federica e di këtë që po them”, u shpreh Rama.

Batuta e Ramës shkaktoi menjëherë të qeshura te Presidentja e KE-së, por edhe te Federica Mogherini.

Në vijim të fjalës, Rama tha se “Federica Mogherini filloi dhe u përpoq fort të bënte, atë që Ursula e përfundoi, që do të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur historinë e anëtarësimit në BE.  Dhe nuk ishte shumë vjet më parë kjo, por ishte një Europë tjetër”.

Kryeministri e konsideroi procesin e anëtarësimit të pandalshëm, ndërsa u shpreh se yjet tashmë për Shqipërinë janë në vijë të drejtë.

Në ceremoninë e çeljes së Kolegjit Evropian të Tiranës, presidentja e këtij kolegji, Federica Mogherini, shprehu falenderime për ngritjen e këtij Kolegji.

“Studentët formësojnë të ardhmen e Europës, duke fuqizuar breza qytetarësh të apasionuar të përkushtuar në mbarë kontinentin. Një kontinent që të ketë ndikim. Nëse kjo është e mundur, kjo është falë jush Ursula. Besuat jashtë mase në këtë projekt, i kushtuat të gjitha energjitë.

Është edhe falë Edit, që ja del të mobilizojë potencialin dhe ministrat në mënyrë të jashtëzakonshme që na kanë ndihmuar shumë. Bashkinë, Erionin, gjithçka keni që na bënë tashmë pjesë të qytetit. Studentët tani ndjehen qytetarët të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. BE diçka që e bashkon këtë vend. Pa ambasadorët skemat tona nuk do kishin funksionuar”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb