Në fund të komisionit hetimor të mbledhur për privatizimin e OSSH-së nga kompania çeke CEZ, kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e dëshmitarit i uroi drejtuesit të komisionit Edmond Spaho: “Suksese në jetë”, fjalë kjo e përdorur nga ministri Beqaj.

“Ky komision u drejtua shumë mirë, kjo falë jush (i drejtohet Spahos) por edhe falë dëshmitarit (për veten). Ju uroj suksese në jetë, gëzuar vitin e ri, partisë suaj s’i uroj asnjë gjë,” tha Rama.

Me po të njëjtat fjalë iu përgjigj edhe Spaho duke i thënë “Edhe ne ju urojmë suksese në jetë”.

Më pas iu përgjigj menjëherë kryeministri: “Ju nuk e keni me gjithë mend se suksesest e mia në jetë janë tortura juaj në jetë”

Pjesë nga debati në Komisionin Hetimor

Spaho: Si ndodh në qeverinë tuaj ky lloj kontradiksioni?
Rama: Në çështjet e shtëpive të botës, nuk jam kompetent unë, por kryetari i partisë suaj. Mbas vrimës së çelsit ai i sheh të gjitha në shtëpitë e të tjerëve. Ai i di këto. Fol me të dhe do habitesh e vetë çfarë do dëgjosh.
Spaho: Ju ka këshilluar këshilltari juaj për CEZ-in?
Rama: Kush është këshilltari im mo?
Spaho: Nuk ndodh në asnjë qeveri të botës, edhe në të më korruptuarën.
Rama: Më korruptove miqësisht duke më kërkuar konfidencë. Mos e mbyll me këtë fjalë se jemi qeveria më e korruptuar. Megjithatë ky komision u drejtua shumë mirë, kjo falë jush (i drejtohet Spahos) por edhe falë dëshmitarit (për veten). Ju uroj suksese në jetë, gëzuar vitin e ri, partisë suaj s’i uroj asnjë gjë.
Spaho: Edhe ne ju urojmë suksese në jetë
Rama: Ju nuk e keni me gjithë mend se suksesest e mia në jetë janë tortura juaj në jetë

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb