Bayern Munchen ka shfrytëzuar humbjen e Dortmundit ditën e djeshme kundër Duseldorf për t’iu afruar më shumë kreut. Goli i Riberi ka mjaftuar që bavarezët të mposhtin rivalët e Leipzig, duke shkuar në -6 nga Dortmundi, që pavarësisht humbjes, ruan kreun e renditjes.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në pozitën e tretë me 33 pikë, aq sa ka edhe Monchengladbach dhe gjashtë pikë poshtë Dortmundit që mbrëmë u mposht nga Dusseldorf.
Në ndeshjen tjetër Shalke nuk arriti të marrë të paktën një pikë në shtëpi, duke u mposhtur nga Leverkuzeni, që triumfuan me rezultatin 1-2.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: