Bayer Leverkusen e nis me “poker” aventurën në Champions League, me ekipin e Xabi Alonso-s që ishte i papërmbajtshëm në transfertë përballë Feyenoord. Njeriu i ndeshjes ishte talenti gjerman Florian Wirtz autor i një “dopiete”.
5 minuta i mjaftuan Wirtz për të kaluar Leverkusen në avantazh. Në të 30-të, Frimpong dhuroi një assist për Grimaldo me këtë të fundit që nuk fali duke dyfishuar shifrat. Leverkusen nuk e uli ritmin për asnjë moment, 6 minuta më pas, sërish Frimpong dhuroi një assist këtë herë për Wirtz që fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke trefishuar shifrat. Një debutim ëndrrash për sulmuesin gjerman që në sfidën e tij të parë në Champions League realizon dy gola. Në fundin e pjesës së parë, Bayer Leverkusen kompletoi “pokerin” e gola duke mbyllur llogaritë me Feyenoord.
Përtej rezultatit të pastër 4-0, në sytë e Alonso-s kjo nuk ishte një ndeshje kaq e lehtë: “Mund të jetë dukur shumë e lehtë, por në të vërtetë nuk ishte kështu. Në përgjegjësi ishte një paraqitje e mirë. Nuk ishim me fat, thjesht ishim shumë efikas”, u shpreh Alonso pas ndeshjes.
(BalkanWeb)