Goglat rezervuan Bayern-Celtic në Play Off të Champions League. Për këto dy takime, foli sulmuesi i bavarezëve, Thomas Muller.
“Nuk kam luajtur asnjëherë ndaj Celticut. Atmosfera në stadium me siguri do të jetë e jashtëzakonshme.
Mezi presim të luajmë atje. Do të jenë dy javë të zjarrta në muajin shkurt”- tha ai.
Në rast se Bayern kalon këtë fazë, do të përballet me Atletico Madrid/Bayer Leverkusen.
(J.S/BalkanWeb)