Bayern Munich është i vendosur të bëjë një përpjekje për të mbajtur në skuadër Jamal Musiala. Bavarezët duan që Musiala të qëndrojë në Allianz Arena për një kohë të gjatë dhe të shndërrohet në një simbol të skuadrës nga Mynihu. Kontrata e tij aktualisht skadon më 30 qershor 2026, ndërsa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
Drejtori i përgjithshëm Max Eberl, ka folur për DAZN, rreth të ardhmes së mesfushorit.
“Fakti që ai është një lojtar i jashtëzakonshëm është edhe arsyeja pse ne duam t’ia zgjasim kontratën, për ta bërë atë në njëfarë kuptimi fytyrën e re të Bayernit”- tha ai.
Gjermanët janë gati të rinovojnë kontratën e lojtarit deri në 2029-2030 dhe t’i garantojnë atij një pagë monstruoze prej 20-25 milionë euro bruto në vit.
(J.S/BalkanWeb)