Paulo Dybala është objektivi i madh i Bayern Munich për merkaton e verës. Pasi kanë zyrtarizuar dy blerje të rëndësishme si Pavard e Lucas Hernandez, klubi gjerman po përgatit “qershinë mbi tortë”, blerjen e cila do të përmirësoj cilësinë në skuadër. Juventus e vlerëson fantazistin argjentinas 100 milion euro, një shifër e lartë por Bayern ka kursyer mjaftueshëm vitet e fundit për t’ia lejuar vetes një blerje të tillë.

Dybalaa
Dybalaa

Pas 4 sezonesh te Juventus dhe 7 vitesh në Itali, Dybala mund të largohet ketë verë nga Serie A. Përcaktues në këtë vendim është raporti që Dybala ka me trajnerin Allegri i cili nuk e sheh titullar fiks në formacionin e tij. Edhe gjatë konferencës së fundit për mediat, Allegri u shpreh se ka rreth gjashtë muaj që po mendon për ekipin e së ardhmes. Nëse do ti referohemi deklaratës së tij, në 6 muajt e fundit, Dybala nuk ka qenë thuajse kurrë preferencë e parë.

Dybala Allegri 630x391
Dybala Allegri 630×391

Nëse Allegri do të konfirmohet në krye të Juves edhe për sezonin e ardhshëm, largimi i Dybala është thuajse i sigurt. Argjentinasi është një emër i nxehtë në merkato pasi nuk është më një sekret që dhe Inter kërkon ta afroj në skuadër. Vetë lojtari dëshiron një aventure të re jashtë Italisë, në këtë pikë në valle futet Bayern. Largimi i dyshes së famshme Ribery-Robben e detyron Bayern të futet fuqishëm në merkato, Dybala do të ishte emri i duhur për të nisur një projekt të ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb