Bayern Munich ka fituar kupën e Gjermanisë, pasi fitoi me penallti ndaj Borussia Dortmund. Në kohën e rregullt Bayern pati më shumë mundësi për të shënuar, por u deshën minutat shtesë dhe penalltitë për të arritur fitoren. Në pjesën e parë Bayern pati disa raste të mira për të shënuar gol nga Douglas Costa dhe Thomas Muller. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat rrezikuan me sulmuesit kryesor Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por portat sërish nuk u prekën dhe koha e rregullt përfundoi 0-0. Bayern Munich arriti të fitojë me penallti me rezultatin 4-3.

Ndërkohë Paris Saint-Germaini ka fituar Kupën e Francës, pasi mposhti në finale Olimpique Marseillen me rezultat 4-2. Kryeqytetasit kaluan në epërsi përmes Blaise Matuidit në minutën e 3’, ndërsa Florian Thauvin barazoi rezultatin në minutën e 12’. Në pjesën e dytë shënoi Ibrahimovic me penallti në minutën e 47, Edinson Cavani në minutën e 57’, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Michy Batshuayi në minutën e 87-të. Për PSG është trofeu i tretë për këtë sezon.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: