Bayerni i tij është më një këmbë jashtë Champions League, por Pep Guardiola beson në përmbysjen e rezultatit: “Do provojmë gjithçka, do zhvillojmë lojën tonë dhe të shohim nëse do mjaftojë. Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë në 15-të vitet e fundit. Të jesh trajneri më i mirë në botë është si të jesh një m***. Fitoj pasi kam në dispozicion lojtarët më të mirë”. Pasi u shfry përballë gazetarëve, Pep shpjegon disa detaje nga mënyra se si do të përballët me Barcelonën: “Njerëzit mendojnë se duhet vetëm të sulmojmë, por fillimisht duhet të mbrohemi, sigurisht duhet të sulmojmë më shumë se Barcelona. Dëmtimet? Nuk do jenë Ribery dhe Robben. Në kualitet ato janë superiorë, por ne jemi Bayern dhe do bëjmë gjithçka është e mundur. Do përdorim kokën dhe zemrën”. Komenti i fundit i Guardiola-s shkon për të ardhmen e tij: “E kam thënë 200 herë se kam një kontratë me Bayern dhe do qëndroj këtu. Jap gjithnjë më të mirën time. Kam fituar gjithçka si lojtar dhe si trajner, nëse humbas nuk është fundi i karrierës time”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb