Leroy Sane pritet të jetë një nga temat më të nxehta në Mynih këtë verë. Pas zërave të shumtë mediatik, është vetë presidenti i Bayern, Uli Hoennes i cili konfirmon se kampionët në fuqi të Bundesligës kanë nisur tratativat për të rikthyer në gjermani ish futbollin e Schalke04: “Po, po merremi me temën Sane”, iu përgjigj shkurtimisht Hoennes interesimit të mediave mbi këtë temë.


Fc Bayern Muenchen Annual General Assembly
Fc Bayern Muenchen Annual General Assembly

Në Angli e bëjnë fakt, madje flasin dhe me shifra konkrete. Sipas “The Guardian”, Bayern i ka ofruar Man.City 80 milion euro për të siguruar shërbimet e Sane por “qytetarët” kërkojnë minimalisht 100 milion euro. As kjo shumë e rrumbullakosur e Man.City nuk pritet të jetë një problem, pas negociatave dhe dëshirës së lojtarit për tu transferuar në Mynih, palët mund të bien dakord.


Guardiola
Guardiola

As Pep Guardiola nuk është kundër këtij transferimi, përkundrazi ky është viti i duhur për të shituar një lojtar i cili nuk i përshtatet shumë filozofisë së tij. Interesimi i Bayern për Sane nuk është një risi, Bayern e ka kërkuar që kur sulmuesi ishte pjesë e Schalke04 por në atë kohë Pep Guardiola e bindi për ta marrë me vete të Man.City.


Sanegnabry
Sanegnabry

Sane gjithashtu po bën gjithçka për tu bashkuar më në fund me Bayern, ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë për rinovimin e kontratës. Në Mynih, Sane do të gjente shumë miq, Kimmich, Süle, Goretzka e Gnabry, ky i fundit është dhe miku tij i ngushtë, një grup lojtarësh që janë rritur sëbashku, kanë kaluar çdo etapë në përfaqësuese dhe shihen si e ardhmja e Gjermanisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb