Çdo fillim e ka një fund, me Thomas Muller që do të largohet nga Bayern pas shumë vitesh qëndrimi në Mynih. Muller, në një intervistë të dhënë është shprehur se klubi bavarez nuk ka vepruar si duhet së fundmi me deklaratat në publik.
“Mund ta mirëkuptoj klubin për të gjitha, por nuk më pëlqyen lajmet dhe deklaratat në publik gjatë javëve të fundit”- tha Muller. 35-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje në Bundesligë këtë sezon dhe ka shënuar një gol.