Bayern fitoi një ndeshje të çmendur ndaj kampionëve kroat të Dinamos së Zagrebit, teksa në Allianz Arena, bavarezët u treguan të pamëshirshëm duke realizuar plotë 9 herë në portën e miqve.

Shumëkush pas kësaj ndeshje mund ta ketë “kritikuar” skuadrën e Vincent Kompany që duke shënuar një fitore të këtyre përmasave ka cenuar ndjeshëm parimet e rëndësishme në botën e futbollit siç janë fair play apo respekti për kundërshtarin, pasi në çdo rast realizimi i 9 golave dhe dëshira e lojtarëve të Bayern për t’u mos u ndalur së realizuari gola në portën kundërshtare, detyrimisht të bënë të mendosh se gjermanët nuk i kanë respektuar këto parime.

Madje prapaskenat në fundin e ndeshjes, sipas mediave treguan edhe një dialog mes dy teknikëve në tunelin e Allianz Arenës, ku tekniku i Dinamos së Zagrebit nuk e kishte pritur aspak mirë sjelljen e lojtarëve të Bayernit dhe këtë gjë madje ja ka komunikuar edhe teknikut belg Vincent Kompany.

Megjithatë prestigjiozja gjermane “Bild” duket se e ka gjetur një shpjegim edhe lidhur me këtë goleadë të bavarezëve. Sipas tyre formula e re e kësaj Champions League e morivon realizimin e sa më shumë golave nga çdo skuadër që synon kalimin për në fazën tjetër. Kështu sipas gjermanes “Bild” nëse dikur në fazën e grupeve, kur dy skuadra dilnin baraz me pikë, influenconte rezultati i dy ndeshjeve direkte mes tyre, kësaj rradhe duke mos patur ndeshje kthimi dhe ndeshje brenda të njëjtit grup, në renditjen përfundimtare të skuadrave pas 8 javëve, nëse dy skuadra dalin me pikë të barabarta, do të kalojë më tek ekipi që ka golavarazhin më të mirë.

Në këtë mënyrë për “Bild” në këtë format të ri të Champions çdo gol ka vlerë dhe si i tillë Bayern ndaj Dinamos së Zagrebit nuk bëri gjë tjetër vetëm se sa respektoi kompeticionin dhe objektivin për të siguaruar sa më parë kualifikimin për më tej.

Bild 1
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: