Ndeshja ndaj Bayernit në Champions  nuk do jetë e zakonshme për Benjamin Pavard, mbrojtësin e Interit, që ka luajtur më parë për bavarezët.

“Jam shumë i emocionuar që do të përballem me Bayernin, kam kaluar 4 vite fantastike në Mynih. Sidoqoftë, tani nuk duhet të mendoj për këtë, sepse luaj për Interin dhe dua të fitoj në Gjermani”.

Për ndryshimet taktike midis Bayernit dhe Interit: “E dija që këtu do të isha më i kënaqur duke luajtur në një mbrojtje me tre, sepse doja të isha më qendror në vijën e mbrojtjes. Këtu fjala kyçe është ‘daje’, e përdorim shpesh. Trajneri jep shumë liri për lojtarët.

Unë jam tip që mendoj, që reflektoj më shumë për ekipin. Është e vërtetë që ndonjëherë pritet të sulmoj më shumë, por ka ndeshje ku nuk më pëlqen të rrezikoj. Preferoj të qëndroj mbrapa për të ruajtur ekuilibrin”.

Për objektivat e sezonit: “Duam të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë gjithçka, por nuk duhet të fillojmë të mendojmë për ‘tripletën’ e gjëra të tilla. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pastaj shohim. Gjithsesi, do të japim gjithçka. Kemi ekipin, stafin dhe trajnerin e duhur për të fituar sa më shumë. Ky është sprinti final, tani është momenti për të dhënë maksimumin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb