Mesfushori i Bayernit, Kimmich, në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar rrugën sesi bavarezët mund të përmbysin humbjen 2-1 në Champions në ndeshjen e parë ndaj Interit.

“Nëse do të mund jemi efektiv, sigurisht që do të jemi në gjendje ta kthejmë rezultatin në anën tonë dhe të kalojmë në raundin tjetër. Por nëse vazhdojmë të humbim kaq shumë mundësi, nuk do të arrijmë dot deri në gjysmëfinale.

Ne gjithashtu do të duhet të përpiqemi të jemi më kreativë, duke u përpjekur për të krijuar hapësira dhe për t’i shfrytëzuar ato”- tha Kimmich.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb