Bayern Munich do të përballet me Dinamon e Zagrebit në Champions League këtë mesjavë. Trajneri i skuadrës gjermane, Vicent Kompany vlerësoi në maksimum kundërshtarin, në konferencën për shtyp.

“Nuk mund të bëj shumë dallime mes ndeshjeve individuale. Nuk duhet të ketë asnjë dallim mes Dinamo Zagrebit dhe Barcelonës. Ne duam për të arritur objektivat tona në çdo ndeshje dhe për të fituar pikë. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit.

Dinamo e Zagrebit? Ata janë një ekip i talentuar dhe teknikisht i mirë. Ata janë mësuar të mbajnë topin në fushën e tyre” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb