Tekniku i Bayern, Kompany iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Mainz.

“Me Manizin do të shfaqemi të motivuar pasi ata na kanë mundur. Do të japim maksimumin dhe jemi mjaft të motivuar për këtë takim”.

Suksesi i parë historik si trajner- “Nuk jam dakord me këtë që thoni, e kam dëgjuar shpesh herë dhe nuk jam dakord. Për mua ky titull me Bajernin do të ishte i dyti pasi kam fituar edhe një më parë me Bërnlin kur u shpallëm kampion të Championship. Nuk jam dakord që nuk e konsideroni atë sukses pasi ne dolëm në rrugët e qytetit dhe e festuam”, tha Kompani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb