E tashmja dhe e ardhmja e Bayern Munich kalon nga lojtarë si Sane, Musiala, Davies dhe Kimmich, lojtarë të kalibrit botëror, por që shqetësojnë jo pak drejtuesit e klubit pasi pjesa më e madhe e tyre janë futur në vitin që i përfundon kontrata. Bayern nuk është në kushte komode për të negociuar, por dëshira e lojtarëve është të vijojnë bashkëpunimin me klubin gjerman.

Sipas ZDF, Leroy Sane është gati të zgjas bashkëpunimin me Bayern, por diferenca mes palëve mbetet ende e madhe, për këtë arsye sipas të përditshmes gjermane, drejtuesit e Bayern janë të hapur për oferta. Nëse në janar vjen një ofertë e përshtatshme, Bayern nuk do të bëhet pengesë për do të lënë të lirë lojtarin, në mënyrë që të mos e humbasin falas në fund të këtij sezoni.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe me Joshua Kimmich, por ndryshe nga Sane, lojtari ishte më i qartë teksa theksoi se në janar do të vendos të ardhmen e tij:

“Nuk do të pres deri në verë. Do të ulem në tavolinë dhe do të përpiqem të kuptojë se çfarë po ndodh. Në janar do të marrë vendimin e duhur, u shpreh Kimmich.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb