E ardhmja e Jamal Musiala te Bayern mbetet ende e paqartë. Për këtë temë, ka folur vetë së fundmi mesfushori, në një intervistë të dhënë për “The Guardian”.

“Unë nuk kam një plan apo diçka të tillë. Mundohem të mendoj shumë paraprakisht se ku dua të shkoj, sepse situata mund të ndryshojë nga një vit në tjetrin ose nga muaji në tjetrin. Nuk e di. Jam i hapur për gjithçka, por jam shumë i kënaqur me këtë ku jam tani” – tha Musiala, i lidhur me Bayern deri në 2026.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb