Nuk është hera e parë dhe nuk pritet të jetë as e fundit, Bayern Munich po mendon të transferoj në gjermani yllin e Juventusit, Paulo Dybala. Bayern e ka seriozisht për argjentinasin, mund të jetë ai goditja e madhe në merkato. Shtypi gjerman shkruan se Bayern ka vendosur Dybala në majën e listës së dëshirave për këtë merkato vere, madje flasin dhe për një ofertë konkrete: 80 milion euro.

Dybala
Dybala

Pas largimit të Allegrit, drejtuesit e klubit bardhezi nxituan ti shfaqin besimin e tyre Dybalas por nga ana tjetër nuk do ti thoshin jo një ofertë reale për fantazistin e tyre. “Zonja e Vjetër” kërkon minimalisht 100 milion euro, por duke parë ofertën e Bayern, diferenca nuk është e madhe, çka mund të sjell një kompromis mes palëve, gjithnjë nëse ky transferim do të ketë dhe pëlqimin e vet lojtarit.

Dybala Ronaldol
Dybala Ronaldol

Në Torino është krijuar një ide e qartë, Dybala dhe Ronaldo nuk kanë një kimi ideale në fushe, ndërmjet tyre sigurisht që i sakrifikuari do të jetë Dybala. Nga ana tjetër argjentinasi është nga të paktët lojtarë që mund ti sjell Juves një shumë të domosdoshme për projektin e tyre të ri, në këto kushte largimi i tij nuk do të jetë aspak surprizë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb