TIRANË-Ekipi gjerman i Bayern Munich është me i spikaturi ne Evrope persa i perket zoterimit te topit ne fushen e lojes.

Lojtarët e Bayernit këtë sezon e kanë zoteruar topin mbi 71 % të kohës duke u renditur në vendin e parë. Në vendin e dytë renditet Barcelona me vetëm 1 % më pak, pra 70 % mesatarisht ne nje ndeshje.
Në vendin e tretë është PSG me 64 %, ndërsa në vendin e katërt Roma me 63 %.

Dy skuadrat nga Manchesteri, Unitedi dhe City, renditen në vendin e pestë me 60 %, ndërsa top dhjetëshen e përmbyllin, Juventus, Real Madrid, Inter dhe Marseille me 59 % te zoterimin e topit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: