Bayern Munich është në kërkim të një trajneri. Kjo është e vetmja gjë e sigurt, ndryshe nga emrat e shumtë që afrohen me pankinën bavareze si kandidatë të mundshëm për të marrë vendin bosh të lënë nga Nico Kovac. Nga Allegri, te Mourinho, Venger apo Ten Hag, të gjithë këta personazhe të trainingut janë përmendur shpesh në mediat gjerman ditët e fundit.


Gettyimages 647211276
Gettyimages 647211276

Por zgjedhja e kampionëve të Bundesligës mund të jetë një surprizë e vërtetë. E habitshme, pork u e thotë “France Football”, patjetër që diçka të vërtetë. Sipas revistës prestigjoze drejtuesit bavarezë po mendojnë seriozisht t’ia besojnë skuadrën Xavi Alonso. Ish-mesfushori mund të kthehet te Bayern Munich me një rol krejt të ndryshën.


4221396001 5647365510001 5647344480001 Vs
4221396001 5647365510001 5647344480001 Vs

Aktualisht, spanjolli drejton skuadrën B të Real Sociedad, por mund të pranonte një impenjim më të rëndësishëm dhe prestigjoz si pankina e kampionëve gjermane. Xabi Alonso e njeh shumë mirë ambjentin në skuadrën bavareze dhe sipas drejtuesëve të klubit i ka të gjitha të dhënat për t’u bërë një trajner i madh në të ardhmen.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb