Nicolo Zanilolo është shndërruar brenda pak kohësh në një nga talentet më të kërkuar në Europë. Roma as që ka ndërmend të rezistojë, përkundrazi, është e gatshme të dëgjojë ofertat që vijnë për të. Sipas të përditshmes gjermane Bild, në garë për kartonin e sulmuesit është futur dhe Bayern Munich. Bavarezët janë të gatshëm të investojnë 50 milion euro për Zaniolon, në mënyrë që të mposhtin konkurrencën e Juves dhe Man.City.

Dxr A0swsai Fv1
Dxr A0swsai Fv1

Roma ka një kontratë të gjatë me sulmuesin, të sapo rinovuar, në këto kushte janë të qetë dhe presin me interes ofertën më të mirë. 50 milion euro janë një shumë e madhe për një lojtar kaq të ri në moshë, një ofertë e parezistueshme për presidentin Pallotta. As vetë lojtari nuk është kundër një largimi nga kryeqyteti, fundja të tre klubet që e kërkojnë, janë klube më shumë emër, por Zaniolo ka lënë gjithçka në dorë të shoqërisë.

Nicolo Zaniolo
Nicolo Zaniolo

Gjithnjë nëse i referohemi të përditshmes gjermane Bild, nga këto tre ekipe, preferencë e parë për të është Bayern, një klub që lojtari e pëlqen shumë, për më tepër që në fund të sezonit do të nisin një cikël të ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb