Bayern Munich nuk e ka nisur mirë Bundesligën pasi barazoi 2-2 në ndeshjen hapëse ndaj Hertha Berlin. Bavarezët ishin ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, pas asistimit të Sergej Gnabry në minutën e 24-të.

Por, Hertha u tregua mjaftë e vëmendshme në minutat në vazhdim, duke shënuar dy gola të shpejtë.  Vedad Ibsevic (36’) i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa dy minuta më vonë asistoi në golin e dytë duke përmbysur kështu rezultatin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1, derisa në të dytën, Lewandowski arriti që ta barazonte rezultatin në 2-2 nga pika e bardh e penalltisë në minutën e 60-të. Mesa duket bavarezët do të kenë një kampionat të vështirë për mbrojtjen e titullit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb