Lajmi i publikuar nga “Bild” vetëm një ditë më parë që fliste për një divorc të mundshëm ndërmjet Bayern dhe Gurdiolës bëri xhiron e mediave sportive. Ky lajm ka bërë që drejtuesit më të lartë të rekordmenëve gjerman të shprehin edhe një herë admirimin për teknikun spanjoll dhe të qetësojnë fansat se më parë palët duhet të ulen në përfundim të sezonit për të vendosur për rinovimin ose jo të kontratës që skadon në 2016.
“Guardiola punon shumë. Kur vjen puna tek etika e punës është me gjerman se gjermanet. Kur lojtaret janë kthyer në shtëpi dhe qetësohen, ai është akoma në punë duke u marrë me ndonjë plan për ndeshjen e radhës.
Ne besojmë tek njeri tjetri, dhe shpresoj që Pep të qëndroje këtu për një kohë të gjatë. Do bisedojmë në verë për kontratën e re, pasi ai nuk dëshiron të merret me të tani. Megjithatë për sa kohe ai dhe familja e tij do ndihen mire këtu, ai do qëndroje,” u shpreh Rummenigge

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb