Bayern Munich-Real Madrid mbetet gjithnjë një klasike e futbollit europian, një ndeshje që të fal emocione pavarësisht rëndësisë së turneut ku marrin në pjesë. Në Internacional Champions Cup, dy klubet i kishin dhënë jo ka rëndësi këtij takimi duke hedhur në fushë shumë yje, mbi të gjitha trajneri Zidane që zbarkoi me arsenalin e tij të rëndë. C.Tolisso kaloi bavarezët në avantazh në minutën e 15-të ndërsa në pjesën e dytë Zidane zëvendësoi të gjithë formacionin startues. Lëvizjet e shumta ulën disi ritmin e lojës ndërsa ë minutën e 67-të Lewandowski realizoi dhe golin e dytë për Bayern. 2 minuta më pas Gnabry kompletoi tripletën bavareze. “Qershia mbi tortë” e këtij takimi ishte goli fantastik i Rodrygo që sigloi shifrat përfundimtare në 3-1.

Trajneri Niko Kovac shijoi këtë fitore por interesimi i mediave ishte më i madh për të kuptuar së në çfarë pikë është merkato e Bayern. E vetmja gjë e sigurt është se Garteh Bale nuk bën as në planet e tij e as në planet e klubit ndërsa çështja Sane vijon të jetë e hapur.

O.dembele
O.dembele

Sipas mediave spanjolle, Bayern kërkon të zëvendësoj plotësisht krahët pasi në planin e tyre nuk është vetëm Sane por dhe Osmane Dembele, sulmuesi i Barcelonës. Pjesë e paketës për të rikthyer Dembele në Bundesligë mund të përfshihet edhe David Alaba i cili pëlqehet shumë nga trajneri i Barçës, Ernesto Valverde.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb